Sporti

Dortmundi ia vendos çmimin Jadon Sanchos

05/05/2021 18:07
nga:L J

Duket se aventura e talentit anglez, Jadon Sancho në Gjermani është drejtë fundit.

Borussia Dortmund tashmë ia ka vendosur çmimin sulmuesit të ri anglez, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Dortmund do të kërkojë 100 milionë euro nga skuadrat që duan ta blejnë kartonin e anglezit.

Klube të interesuara për Sanchon janë: Manchester United, Chelsea dhe Liverpool.

/GazetaBlic Sport/