Borussia Dortmund ftoi 519 punonjësit dhe lojtarët e rinj të klubit në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley Stadium, kundër Real Madridit.
Klubi vendosi të ftojë të gjithë stafin, nga pastruesit te siguria dhe ekipet nën 12 deri në 19 vjeç. Operacioni do të zhvillohet me një fluturim çarter që niset herët në mëngjes dhe kthehet natën, transmeton GazetaBlic Sport.
Ditën e parë me bileta në dispozicion, klubi mori 120 mijë kërkesa për bileta, duke shkuar në 400 mijë në ditët në vijim. Tashmë dihet se Dortmundi është një nga klubet me mesataren më të mirë të tifozëve në Evropë.
Për ata që qëndrojnë në Dortmund, finalja do të transmetohet në ekranet gjigante në të paktën tre pjesë të qytetit.
/GazetaBlic Sport/