Sporti

Dortmundi arriti një rekord në spektaklin kundër Atleticos

04/18/2024 19:40
nga:Lorik J

Borussia Dortmund mundi 4-2 Atletico Madridin për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 11 vitesh.

Në spektaklin në Signal Iduna Park, djemtë e Edin Terzic kaluan në epërsi 2-0, por Atletico barazoi në 2-2 dhe Borussia më pas shënoi dy gola të tjerë për të fituar dhe përparuar.

Me këtë sukses në shtëpi Dortmundi vendosi një rekord, pasi për herë të parë në historinë e tyre skuadra mbeti e pamposhtur në 10 ndeshje radhazi në shtëpi në Champions League dhe në këtë periudhë “verdhezinjtë” kanë 6 fitore dhe 4 barazime.

/GazetaBlic Sport/