Sporti

Dortmund triumfon ndaj Besiktas, Sheriff Tiraspol e fillon mbarë ndaj Shakhtar Donetsk

09/15/2021 20:42
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduiar dy ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Dortmund ka triumfuar ndaj Besiktas me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. 

Bellingham dhe Haaland shënuan golat e fitores në këtë takim, kurse Montero e shënoi golin e vetëm për skuadrën vendase.

Në anën tjetër, Sheriff Tiraspol ka triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Shakhtar Donetsk.

Traore dhe Yansane shënuan dy golat e fitores vendase.

Tashmë nga ora 21:00 do të zhvillohen edhe ndeshjet e tjera.

/GazetaBlic Sport/