Sporti

Dortmund – PSV, formacionet zyrtare

03/13/2024 20:03
nga:Mergim Rreci

Dueli tjetër i mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve është ai mes Borussia Dortmund dhe PSV.

Këto ekipe barazuan në Holandë para një muaji me rezultat 1:1, andaj sonte mbetet gjithçka e hapur rreth kualifikimit.

Ky takim fillon poashtu nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Borussia Dortmund XI: Kobel, Süle, Emre Can, Hummels, Maatsen, Salih Özcan, Sabitzer, Malen, Brandt, Sancho, Füllkrug

PSV XI: Benitez, Teze, Schouten, Boscagli, Dest, Veerman, Til, Mauro Jr, Bakayoko, Tillman, Luuk De Jong.

/GazetaBlic Sport/