Ish-futbollisti i Inter, Wesley Sneijder mendon se Borussia e Dortmundit nuk ka asnjë shans përballë Real Madridit në finalen e Champions League, në program për të shtunën e datës një qershor.
“Reali është favoriti kryesor, por meqë është finale favoritë të mëdhenj nuk ka. Personalisht, mendoj se Reali do të fitoj edhe pse Dortmund nuk mund të nënvlerësohet duke qenë se rrugës eliminoi skuadra si PSG dhe Atletico Madrid. Por, Reali ka eksperiencë dhe lojtarë të jashtëzakonshëm, e shoh të pamundur që të fitoj Dortmundi”.
Ndërkohë, holandezi zbuloi edhe klubin e ardhshëm të Jose Mourinhos. Sneijder u shpreh se ka komunikuar me luzitanin dhe ai i ka konfirmuar se do të marrë përsipër Fenerbahcen në Turqi.
“Kam folur me Mourinhon në ditët e fundit dhe më konfirmoi se do të marrë detyrën e trajnerit te Fenerbahce. Unë kam luajtur te Galatasaray në të kaluarën dhe do të jetë pak e vështirë për mua ta shoh me Fenerbahcen”, përfundoi Sneijder.