Sporti

Dortmund mposht Mainz dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

05/16/2021 20:06
nga:Q R

Borussia Dortmund ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Mainz.

Dortmund shënoi me fitore me rezultat bindës 1 – 3, derisa këto pikë janë shumë të rëndësishme sepse i sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ishte Guerreiro që zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të pas asistimit të Sanchos.

Ndërsa, shifrat i dyfishoi Marco Reus (42′) që u asistua sërish nga anglezi.

Fitoren e Dortmundit e vulosi Brand duke u asistuar nga Haaland (80′).

E tëra që bëri Mainz, ishte goli i nderit realizuar nga Quaison në fundin e ndeshjes (90+1).

Me këtë fitore, Dortmund ngjitët në pozitën e tretë me 61 pikë, derisa Mainz renditët në pozitën e 13-të me 36 sosh