Sporti

Dortmund – Milan, formacionet e mundshme

10/04/2023 12:47
nga:Mergim Rreci

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sot.

Disa ndeshje interesante janë në program, me kryendeshjet që do të zhvillohen në Angli dhe Gjermani, shkruan GazetaBlic Sport.

Newcastle United e pret skuadrën e PSG-së në ‘St James’ Park’, atje ku pritet të jetë një përballje fantastike. Një tjetër takim shumë interesant pritet të jetë edhe ai mes Borussia Dortmund dhe Milan.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme të ndeshjes që do të zhvillohet në Gjermani:

Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Bensebaini; Ozcan, Can, Brandt; Malen, Fullkrug, Adeyemi

AC Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Thiaw, Hernandez; Musah, Reijnders, Pobega; Pulisic, Giroud, Leao