Sporti

Dortmund – Manchester City, gjithçka që duhet të dini për takimin e sotëm

04/14/2021 09:44
nga:Lorik J

Dortmund do ta pres sot në shtëpi Manchester Cityn për ndeshjen kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Manchester City e ka mposhtur në ndeshjen e parë Dortmundin me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Këto ekipe janë ballafaquar 3 herë deri më tani.

Duelet mes tyre deri më tash kanë qenë të barabarta, të dy skuadrat kanë fituar nga një dhe kanë barazuar një herë.

Për Manchester Cityn do të mungojë vetëm sulmuesi Kun Aguero, ndërsa për Dortmund do të mungojnë lojtarë si Jadon Sancho, Witsel dhe nuk dihet se a do të jenë të gatshëm, Marco Reus dhe Mats Hummels.

Manchester City ka humbur ndeshjen e fundit në ligë ndaj Leeds United me rezultat 1-2, ndërsa Dortmund ka fituar në udhëtim duke mposhtur Stuttgartin me rezultat 2-3.

Formacionet e mundshme:

Borussia Dortmund:(4-3-3): Marwin Hitz; Raphael Guerreiro, Mats Hummels, Manuel Akanji, Mateu Morey; Thomas Delaney, Mahmoud Dahoud, Jude Bellingham; Ansgar Knauff, Giovanni Reyna, Erling Braut Haaland.

Manchester City:(4-3-3): Ederson; Joao Cancelo, John Stones, Ruben Dias, Kyle Walker; Rodri, Ilkay Gundogan, Kevin De Bruyne; Phil Foden, Riyadh Mahrez, Gabriel Jesus.

/GazetaBlic Sport.