Sporti

Dortmund gjen pasuesin e Erling Haaland

09/16/2021 15:31
nga:Mergim Rreci

Zyrtarët e Dortmundit janë tashmë duke punuar për të gjetur zëvendësuesin e Erling Haaland.

Sipas Bild, sulmuesi 21-vjeçar ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurosh që do të hyjë në fuqi në fund të këtij sezoni, kështu që do të jetë shumë e vështirë për klubin gjerman të mbajë golashënuesin e ri, i cili ndiqet nga klubet kryesore evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.

Në krye të katër hipotezave që po konsiderohen për të mbushur largimin e norvegjezit është emri i gjermanit Timo Werner (Chelsea).

Sulmuesi gjerman duket se nuk do të vahzdojë karrierën tek skuadra nga Londra, aq më shumë tashmë pas ardhjes së Romelu Lukakut.

/GazetaBlic Sport/