Sporti

Dortmund – Barcelona, formacionet zyrtare

04/15/2025 19:53
nga:Lorik J

Më pak se një javë pas përplasjes së Montjuic, Barcelona dhe Dortmund takohen sërish për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Fitorja 4-0 padyshim që i jep një avantazh të madh blaugranëve, të cilët megjithatë nuk duhet të pësojnë asnjë defekt në përqendrim, sidomos në minutat e para të lojës.

Një ndeshje shumë e vështirë edhe nga pikëpamja fizike për gjermanët, të cilët të shtunën shpenzuan shumë energji në ndeshjen ndaj Bayern Munichut që përfundoi në barazim 2-2.

Nga ana e tyre, katalanasit mundën 0-1 ndaj Leganes, duke ruajtur diferencën prej 4 pikësh ndaj Real Madridit të vendit të dytë.

Ja formacionet zyrtare:

Borussia Dortmund XI: Kobel; Bensebaini, Couto, Süle, Anton, Svensson; Nmecha, Adeyemi, Gross; Beier, Guirassy

Barcelona XI: : Szczesny; Koundé, Cubarsí, Araujo, Martín; De Jong, Fermín, Gavi; Yamal, Lewandowski, Raphinha