Sporti

Dortmund – Barcelona, formacionet e mundshme

12/11/2024 08:28
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me ndeshje fantastike.

Kryendeshjet do të zhvillohen në Itali dhe në Gjermani, atje ku pritet shumë spektakël e gola, shkruan GazetaBlic Sport.

Juventus dhe Manchester City përballen në Torino, kurse Dortmundi e pret skuadrën e Barcelonës.

Të dy skuadrat kanë nga 12 pikë dhe renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë, duke e bërë edhe më të ‘zjarrtë’ ndeshjen në ‘Signal Iduna Park’.

Ja formacionet e mundshme:

Dortmund XI: Kobel; Ryerson, Can, Schlotterbeck, Bensebaini; Sabitzer, Nmecha, Gross; Malen, Guirassy, Gittens

Barcelona XI: Inaki Pena; Kounde, Cubarsi, Inigo Martinez, Balde; Pedri, De Jong; Yamal, Dani Olmo, Raphinha; Lewandowski

/GazetaBlic Sport/