Lajme

Dorëzohet personi që sulmoi tri gra pasi ishte për masazh: Policia mëson se kishte edhe vepra të tjera

09/03/2021 12:56
nga:M K

Leonard Vehapi është dorëzuar sot në Stacionin Policor në Rahovec.

Personi që ka sulmuar tri gra në Prishtinë ishte shpallur në kërkim nga Policia, por që mëngjesin e sotëm ka vendosur vetdorëzimin.

Burime të portalit IndeksOnline bëjnë të ditur se Vehapi ishte i ndjekur penalisht edhe për raste të tjera dhe se i njëjti kishte urdhëresa për intervistim.

I njëjti është duke u intervistuar këto momente në stacionin Qendër në Rahovec. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Dragodan në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Ajo ka thënë se arsyeja e sulmit ndaj tyre ishte se nuk i kanë plotësuar favore seksuale në një qendër masazhi në Prishtinë.

Ky është vendimi i Gjykatës për Enver Sekiraqën, i akuzuar për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës