Sporti

Dorëzohet Perez: Pa Superligën, e pamundur blerja e “yjeve” si Mbappe apo Haaland

04/22/2021 18:47
nga:Lorik J

Merkatoja e verës verës mund të ofrojë shumë më pak goditje se zakonisht. Bota e futbollit, në fakt, po vuan pasojat e një krizë ekonomike të paparë për shkak të pandemisë, që në mënyrë të pashmangshme nuk lejon klubet të shpenzojnë shumë të mëdha për blerjen e lojtarëve cilësorë.

Presidenti i Real Madrid Florentino Perez është i bindur për këtë dhe, pasi pa t’i shembej brenda 48 orëve projekti i Superligës (të paktën për momentin), ai nuk sheh mundësi për klubet e mëdha për të afruar kampionët e lakmuar:

“Në përgjithësi, nuk do të ketë transferime të mëdha këtë verë. Kur paratë e klubeve të mëdha nuk shkojnë në arkat e më të varfërve, të gjithë vuajnë.”

Sipas Florentino Perez, gjërat do të kishin qenë shumë ndryshe nëse Superliga do të kishte marrë jetë.

“Është e pamundur të mendosh për blerjen e Mbappésë dhe Haalandit pa Superligën dhe kjo nuk vlen vetëm për Realin e Madridit. Është një diskurs i përgjithshëm. Unë mendoj se askush nuk do ta vrasë veten nëse Mbappé nuk arrin verën e ardhshme, tifozët e dinë që ne po bëjmë më të mirën tonë dhe se, nëse disa gjëra nuk ndodhin, kjo është për shkak se janë të pamundura”./SS