Lajme

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Mitrovicë

04/08/2022 16:32
nga:Genita C

29-vjeçari Fitim Vatovci është vetëdorëzuar sot në Polici për vrasjen që ka ndodhur më 10 korrik të 2021-ës.

Siç njofton Policia Vatovci dyshohet se më 10 korrik të vitit të kaluar në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, kishte vrarë me armë zjarri 49-vjeçarin Driton Salihu dhe kishte plagosur vëllain e tij, 51-vjeçarin Jeton Salihu.

“I dyshuari kohë më parë, është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër”, njofton Policia.

29-vjeçari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.