Lajme

Dorëzohet ne polici i dyshuari për vrasjen e nxënësit

03/01/2022 20:27
nga:Donika Fetahu

Para pak çastesh është dorëzuar ne polici i dyshuari për vrasjen e nxënësit 14 vjet ne Prishtine.

Paparaci raporton se i dyshuari është një 15 vjeçar.

I dyshuari është E.V. dhe është në shoqërim të avokatit të tij, Jeton Maqedonci.

14-vjeçari me inicialet R.H. është therur për vdekje sot në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, shkruan Paparaci.