Kampionët italianë Napoli e kanë informuar Liverpoolin se po heqin dorë nga interesi për Darwin Nunez, zbulon Fabrizio Romano.
Sipas informacionit, megjithëse Nunez ishte shumë i interesuar për një transferim në Itali, çmimi që Liverpool kërkoi për të ishte shumë i lartë për Napolin.
Napoli tani ka vendosur të nënshkruajë me Lorenzo Lucca nga Udinese në vend të tij, teksa Nunez pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë.
Siç është raportuar ditët e fundit, disa nga klubet e Arabisë Saudite janë tashmë në lojë, duke ofruar të paguajnë shumën e plotë për sulmuesin e kampionëve të Premier League.
/GazetaBlic Sport


