Sporti

Dorëzohet edhe Juventus, njofton për tërheqje nga Superliga Evropiane

04/21/2021 13:53
nga:Mergim Rreci

Juventus ka lëshuar një komunikatë që nënkupton se do të largohet nga Superliga Evropiane.

Skuadra e drejtuar nga Presidenti Agnelli, ka thënë se duke iu referuar disa kërkesave nga klube të ndryshme kanë vendosur që përkohësisht të tërhiqen nga ky projekt, përcjell GazetaBlic.

Komunikata e plotë

“Duke iu referuar njoftimit për shtyp të lëshuar nga Juventus Football Club SpA në 19 Prill 2021, në lidhje me projektin për krijimin e Super League dhe debatin pasues publik, klubi specifikon se është në dijeni të kërkesës dhe qëllimeve të shprehura ndryshe nga disa klube që kërkojnë të tërhiqemi nga ky projekt, megjithëse procedurat e nevojshme sipas marrëveshjes midis klubeve nuk kanë përfunduar.

Në këtë kontekst, Juventus, duke mbetur i bindur për vlefshmërinë e supozimeve sportive, komerciale dhe ligjore të projektit, beson se ai aktualisht ka mundësi të kufizuara për t’u kompletuar në formën në të cilën u konceptua fillimisht.

Juventus mbetet i përkushtuar për të ndërtuar vlera afatgjata për klubin dhe për të gjithë lëvizjen e futbollit”.

/GazetaBlic/