Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, është shprehur i habitur se si “asnjë përfaqësues i lartë i qeverisë”, nuk ishte i pranishëm në ceremoninë solemne të dorëzim-pranimit të detyrës së kreut të Gjykatës Kushtetuse.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresë Caka-Nimani dje ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të zgjedhur Nexhmi Rexhepi.
Rohde, ka uruar ish-kryetaren për përfundimin e mandatit duke vënë në pah rolin që ka Gjykata Kushtetuese në mbështetje të demokracisë.
“Urime znj. Caka-Nimani për përfundimin e mandatit të saj dhe z. Rexhepi për zgjedhjen e tij si kryetar i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese. Jam dakord me Aivo: Roli i Gjykatës Kushtetuese në mbështetjen e sundimi të ligjit dhe demokracisë është i domosdoshëm. E habitshme që asnjë qeveritar i lartë nuk mori pjesë në seancën solemne të djeshme për të vlerësuar punën e Gjykatës”, shkruan Rohde në “X”.