Dorëhiqet nga detyra kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako.
Sipas burimeve të Euronews Albania dorëheqja është pranuar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Dorëheqja e tij vjen pak pas përjashtimit të një efektivit të Gardës së Republikës, i cili kishte deklaruar se kishte përdorur aplikacionin e përdorur nga grupet kriminale Sky ECC.
Gramoz Sako mbante detyrën e Komandantit të Gardës së Republikës që prej vitit 2013.
Ndërsa me hyrjen në fuqi të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, Z. Sako mban gradën “Drejtues Madhor”.


