Cult

Dorëhiqet kryedirigjenti i Teatrit të Moskës

03/07/2022 18:29
nga:Gazeta Blic

Është dorëhequr shefi i dirigjentëve në Teatrin Bolshoi të Moskës, Tugan Sokhiev.

Dorëheqja e tij erdhi pasi u vu nën presion për të shprehur mendimin e tij për sulmet e Rusisë në Ukrainë.

“Së pari më duhet të them gjënë më të rëndësishme: Unë kurrë nuk kam mbështetur dhe do të jem gjithmonë kundër çdo konflikti në çfarëdo forme”, tha dirigjenti rus në një postim në Facebook.

Por, ai dha dorëheqjen pa deklaruar qëndrimin e tij për konfliktin dhe gjithashtu la postin e tij si dirigjent i “Orchester National du Capitole de Toulouse” në Francë, ku i ishte bërë presion për të sqaruar pikëpamjet e tij.

“Sot jam i detyruar të bëj një zgjedhje dhe të zgjedh njërën nga familja ime muzikore në vend të tjetrës. Më kërkohet të zgjedh një traditë kulturore mbi tjetrën”, tha ai.

Ai tha se vendimi i tij bazohej në faktin se ishte i detyruar të përballej me opsionin sipas tij të pamundur për të zgjedhur midis muzikantëve të rusë dhe francezë.