Kanë dhënë dorëheqje katër anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore në katër komunat veriore, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Elezi tha se KQZ-ja në mbledhjet e kaluara ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve katër komuna.
“Duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare”, tha Elezi.
“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, tha ai.