Lajme

Dorëheqjet e policëve serbë/ Eksperti i sigurisë: Rezultat i shantazhit politik nga Beogradi – shteti të ndërmarrë veprime konkrete

08/24/2023 14:59
nga:G B

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur për dorëheqjet që po ndodhin nga policët serbë të Policisë së Kosovës, pak ditë pasi u pranuan në këtë institucion.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se dorëheqjet vijnë nga shantazhi politik nga Beogradi.

“Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb të rekrutuar nga konkursi i fundit si rezultat i shantazhit politik nga Beogradi në drejtim të institucioneve të sigurisë po dëshmon që pjesa veriore në theks të përgjithshëm dhe institucionet e sigurisë në aspektin e veçantë janë pengesa kryesore që kryekrimineli Milani me mbështetësit e Vulinit dhe të tjerëve kanë hyrë në një aksion të ri për të krijuar një status qou në veri të vendit, për t’iu mundësuar pastaj interferimin politik nga Serbia”, vlerëson ai.

Sipas Shalës, shteti duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe të jenë të mbrojtur nga ky sulm.

“Shteti duhet të ndërmarrë veprime konkrete për mbështetje të zyrtarëve të saj, që të jenë të mbrojtur nga ky sulm”, deklaron Drizan Shala për Gazeta Blic.

Kujtojmë që numri i policëve të dorëhequr ka arritur në shtatë.

Për këto dorëheqje, presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se është fajtor Beogradi.

Dorëheqjet kanë nxitur reagimet edhe të bashkësisë ndërkombëtare, ku SHBA e BE janë shprehur të shqetësuar për atë që po ndodhë./Gazeta Blic/