Lajme

Dorëheqja e prokurorëve në Veri / Kryeprokurori i Shtetit transferon tre prokurorë në këtë prokurori

11/15/2022 15:19
nga:N M

Pas ofrimit të dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore me qëllim të mbështetjes, funksionimit normal dhe efikas të punës nëProkurorinë Themelore në Mitrovicë, ka marrë vendim për transferimin e jashtëzakonshëm të tre (3) prokurorëve nga prokuroritë tjera themelore në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për një periudhë të përkohshme.

Sipas një njoftimi për media, prokurorët e transferuar do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i cili është prekur më tepër nga ofrimi i dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb.

“Varësisht nga rrethanat, U.D. Kryeprokurori i Shtetit do të veproj menjëherë në përputhje më ligjin, situatën dhe nevojat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet në Veri, KQZ fillon përgatitjet / publikon planin operacional