Lajme

Dorëheqja e ministrit Latifi, vjen reagimi nga AAK

10/06/2022 16:52
nga:G B

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, raportohet se ka dhënë dorëheqje, raporton Gazeta Blic.

Kështu kanë bërë të ditur gazetari Ermal Panduri dhe gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija.

Nga VV ende nuk ka pasur asnjë reagim, derisa për këtë lajm ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

Ai ka komentuar në postimin e Pandurit, derisa ka ironizuar me këtë.

“E pse? Sa e zhduki pandeminë”, ka shkruar ai me ironi./Gazeta Blic/