Lajme

Dorëheqja e Latifit, reagon Abdixiku: 1 vit e gjysmë qeverisje, në pritje të ministrit të tretë të shëndetësisë

10/06/2022 18:41
nga:G B

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për 1 vit e gjysmë qeverisje, në pritje të ministrit të tretë të shëndetësisë dhe vetëm 5 për qind investime kapitale të realizuara sivjet.

Ai ka thënë se faji nuk është te 20 vjet por te paaftësia dhe papërgjegjësia e tyre.

Postimi i tij i plotë:

Një vit e gjysmë qeveri, në pritje të ministrit të 3-të në shëndetësi. Vetëm 5% investime kapitale të realizuara sivjet.

Fajet? 20 vjet?

Paaftësi e papërgjegjësi!