Eugen Cakolli nga KDI-ja ka folur rreth mundësisë së zgjedhjeve në Veri, gjë e paralajmëruar tash e disa ditë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Cakolli në një prononcim për GazetaBlic tregon se ekzistojnë dy rrugë që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme, ku këtu përfshihet edhe dorëheqja e kryetarëve që sipas tij është mënyra më e lehtë.
“Ekzistojnë dy rrugëdalje ligjore për të pasur zgjedhje të reja të jashtëzakonshme në komunat veriore. E para është që kryetarët e rijnë për shkak të marrëveshjes politike që mund të arrihet të japin dorëheqje, që do të ishte proceduralishtë mënyra më e lehët”, tha ai
Opsioni i dytë sipas Canollit është që të bëhet sipas referendumeve, ku në rast se votojnë për mbi 50 për qind e votuesve me të drejt vote, atëherë presidentja i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në pajtim me procedurat që janë prej 30 deri në 45 ditë.
“Së dyti është mundësia e largimit të kryetarëve me procese të votimit që në esencë janë mini referendume. Ku kërkohet që 20 për qind e votuesve më të drejtë vote të iniciohet kërkesë tekë kryetari i Kuvendit të Komunës, kjo përcillet në KQZ, pastaj KQZ organizon një lloj referendumi ku qytetarët pyeten se a jeni për apo kundër largimit të kryetarëve aktual. Në rast se votojnë për mbi 50 për qind e votuesve me të drejtë vote atëherë presidentja e shpall sërish zgjedhjet e jashtëzakonshme në pajtim me procedurat që janë prej 30 deri në 45 ditë”.
Paralajmërimi i Kurtit për zgjedhjet në veri, reagon KQZ-ja: Jemi të gatshëm
Aleksandar Jablanoviç i përgjigjet Kurtit për zgjedhjet në Veri: Plotëso këto kushte, mandej flasim


