Sporti

Donte të dilte në kamera, fansi shkakton aksident masiv në “Tour de France”

06/26/2021 17:51
nga:Mergim Rreci

Krahas kampionatit Europian dhe Kupës së Amerikës, këtë verë po zhvillohet dhe kompeticioni më i rëndësishëm i çiklizmit, “Tour de France”.

Gara e cila po zhvillohet këtë të shtunë është ndërprerë pas një aksidenti masiv. Një prej tifozëve që po ndiqte garën, donte të pozonte përpara kamerave duke i zënë rrugën një prej çiklistëve.

Rrëzimi i çiklistit gjerman Tony Martin ka shkaktuar rrëzimin e shumë garuesve të tjerë pas tij. Për pasojë, gara është ndërprerë për 5 minuta derisa të pastrohej pista.

Fatmirësisht asnjë prej konkurrentëve nuk pësoi dëmtime serioze dhe gara rifilloi normalisht.