Donny van de Beek nuk mund ta fshehte zhgënjimin e tij në stol në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Villarreal.
Holandezi u kap nga kamera i frustruar pasi ishte ngrohur, por nuk u aktivizua përsëri në lojë, përcjell GazetaBlic Sport.
Një video nga një kënd tjetër tregon se kur ai kuptoi që Fred dhe Jesse Lingard do të ishin zgjedhjet e fundit të trajnerit Ole Gunnar Solsjkaer, ai u kthye në stol, hodhi jelekun që e kishte të veshur dhe reagoi zëshëm.
Trajneri norvegjez tha këtë të premte se e kupton një zhgënjim që ai vetë e ka ndjerë tashmë.
Van De Beek upset at not getting subbed on. pic.twitter.com/z4vAuqoQmq
— Man Utd Stuff (@ManUtdStuff) October 1, 2021


