Sporti

Donnarumma vetëm një spektator në ndeshjen ndaj Real Madrid, “shpërthejnë” shakatë në rrjetet sociale

02/16/2022 17:59
nga:Mergim Rreci

Gigio Donnarumma ka kaluar një natë shumë të qetë në “Parc des Princes” kundër Real Madridit dhe shumë përdorues të Twitter kanë bërë shaka për ‘performancën’ e tij kundër Merengues.

Ish-portieri i Milanit ishte kryesisht një shikues në fitoren e gjigantëve të Ligue 1 ndaj Merengues mbrëmë. Atij nuk iu desh të bënte një pritje të vetme dhe ndoshta bëri përpjekjen më të rëndësishme kur festoi golin e Mbappe, shkruan GazetaBlic Sport.

22-vjeçari lavdëroi bashkatdhetarin e tij në fund të ndeshjes duke e quajtur ‘alien’, ndërkohë që shumë përdorues të Twitter-it e kishin komentuar natën e qetë të portierit ndaj Merenges.
Ndoshta as Donnarumma nuk do ta kishte pritur ndonjëherë një natë kaq të lehtë kundër një prej skuadrave më të mira në botë, me shakatë që kanë shpërthyer gjatë ditës së sotme.