Sporti

Donnarumma pritet të startoj në portë ndaj Man Cityt

09/27/2021 16:02
nga:E K

PSG dhe Man City do ta zhvillojnë duelin e mesjavës në Ligën e Kampionëve, kur ata përballen në ‘Parc des Princes’ të martën, në kuadër të grupit A.

Manchester City e nisi me fitoren kampanjën e Ligës së Kampionëve, duke triumfuar me rezultat 6-3 ndaj RB Leipzig, gjersa skuadra e PSG-së nuk arriti më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Club Brugge.

Tek ekipi i parisienëve në dyshim është Leo Messi nëse do të luajë apo jo, sidoqoftë argjentinasi ka stërvitur normalisht me skuadrën gjatë ditës së sotme dhe ka dhënë indikacione se mund të jetë gati për këtë ndeshje.

Sidoqoftë, PSG përballen me një sfidë tjetër, pasi që ata janë në telashe se me kë të startojnë në portë, me Kaylor Navas apo të transferuarin këtë merkato verore, Donnarumma.

Di Marzio raporton se megjithatë, Donnarumma pritet të startojë në portë ndaj Manchester Cityt, duke qenë kështu favorit para Kaylor Navas.

Donnarumma thuhet të jetë “i lumtur” në Paris pavarësisht zërave. Ai priste të kishte konkurrencë me Navas dhe ai është duke respektuar Keylor – por ai e di se PSG po i shërben atij për të ardhmen, thekson Fabrizio Romano.

Italiani ka zhvilluar vetëm dy paraqitje deri tani me PSG-në, me të dy ndeshjet të ardhura në kuadër të Ligue 1, gjersa tani 22-vjeçari mund ta bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me ekipin francez.