Sporti

Donnarumma nuk preferohet nga Luis Enrique, pritet largimi i tij

07/13/2023 08:26
nga:Mergim Rreci

Sipas të përditshmes L’Equipe , portieri aktual i PSG-së, 24-vjeçari italian Gianluigi Donnarumma, nuk  pëlqehet nga trajneri i ri, Luis Enrique, kryesisht për shkak të lojës së tij me këmbë.

Klubi tashmë po mendon për shitjen e tij, me disa skuadra që raportohet se kanë shfaqur interesim për të, përcjell GazetaBlic Sport.

Hugo Lloris (Tottenham), Kepa Arrizabalaga (Chelsea) dhe madje edhe David De Gea, i cili është i lirë në merkato pas përfundimit të kontratës me Manchester United, pavarësisht se shihet si një opsion më pak i mundshëm, janë disa nga emrat e folur që mund të jenë pasues të tij.

Klubi francez përfshin edhe portierin Keylor Navas, i cili u huazua në Nottingham Forest sezonin e kaluar, por ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij dhe nuk mendohey të qëndrojë në Paris.

Donnarumma është në PSG që nga viti 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

/GazetaBlic Sport/