Gianluigi Donnarumma zbuloi se fillimisht nuk e dinte që PSG-ja kishte përfunduar e dyta në grupin F të Champions League, me Benfikën që zë vendin e parë.
PSG do të duhet të përballet me liderin e një grupi tjetër në 1/16, por portieri paralajmëron se kundërshtari nuk duhet të dëshirojë të përballet as me skuadrën pariziene, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë e mora vesh vetëm pas ndeshjes që ishim të dytët, por gjëja e rëndësishme ishte të fitonim. Të jesh i dyti në short? Ne do të përballemi me një skuadër të madhe dhe kjo do të jetë problem edhe për ta”, tha portieri duke folur për Sky Sport.
Shtatë kundërshtarët e mundshëm të Paris Saint-Germain janë si më poshtë:
FC Porto, Chelsea, Real Madrid, Manchester City, Tottenham, Bayern dhe Napoli.
/GazetaBlic Sport/


