Sporti

Donnarumma: “Ndihem mirë në Paris, por më mungon Italia, familja dhe miqtë e mi”

12/07/2021 11:06
nga:Lorik J

Gigio Donnarumma, portieri i PSG-së, ka folur në lidhje me karrierën e tij.

Portieri i kombëtares italiane foli për aventurën e tij tek PSG, teksa nuk harroi të zbulojë që po i mungon Italia, miqtë dhe familja e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Parisi është i mrekullueshëm, qyteti është i mrekullueshëm dhe ekipi është shumë i fortë. Messi është një djalë shumë i mirë, e kam takuar këtë vit, ai është një fenomen, ai bën gjëra absurde në stërvitje, këtu e kuptoni që këta lojtarë janë nga një planet tjetër, si Mbappé dhe Neymar. Këtu janë të gjithë djem të mirë, në mbrëmje organizojmë darka dhe rrimë bashkë. Gjeta një ambient të bukur, nuk e prisja”, tha fillimisht Donnarumma.

“Por, po më mungon Italia, familja dhe miqtë e mi në Itali”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport