Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, zbuloi se rivaliteti me Keylor Navas në Paris Saint-Germain po e shqetëson, pasi ai ishte mësuar të fillonte gjithmonë te Milani.
Portieri italian iu bashkua PSG-së si një transferim i lirë pas EURO 2020, pasi kontrata e tij me kuqezinjtë skadoi në qershor 2020, transmeton GazetaBlic Sport.
Por italiani nuk e ka filluar aspak mirë aventurën në kryeqytetin francez.
Deri më tani, 22-vjeçari ka luajtur dy herë në Champions League dhe pesë herë në Ligue 1, që do të thotë se ai ka marrë pjesë vetëm në 38 për qind të totalit të minutave të disponueshme në nivel klubi në sezonin 2021-2022.
Megjithatë, ai vazhdon të jetë protagonist me Italinë, por pranoi se beteja me Navasin në nivel klubesh është e vështirë.
“Kjo nuk ka asnjë efekt në paraqitjet e mia, por me ‘shqetëson’”, tha Donnarumma për TNT Sport.
“Nuk është e lehtë, sepse isha mësuar të filloja gjithmonë dhe ndonjëherë më dhemb të jem në stol.
“Por unë jam i sigurt se situata do të zgjidhet”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


