Sporti

Donnarumma: Largimi nga Milani ishte vendim i duhur, klubi ka përgjegjësi për këtë gjë

02/09/2022 10:01
nga:Mergim Rreci

Ylli i Italisë dhe PSG-së, Gigio Donnarumma pranon se largimi nga Milani për në PSG gjatë verës ishte zgjidhja e duhur edhe pse ai ende flet shpesh me Stefano Piolin dhe disa nga ish-shokët e tij të skuadrës.

22-vjeçari iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 në një transferim të lirë nga Milani në korrik. Tifozët kuqezi e kanë fajësuar atë dhe agjentin e tij Mino Raiola, por Donnarumma pretendon se Milan ka gjithashtu një pjesë të përgjegjësisë për largimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë vetëm mund ta falënderoj klubin për atë që bëri për mua. Jam përmirësuar si njeri dhe si futbollist në Milano”, tha Donnarumma për La Gazzetta dello Sport.

“Të gjithë më fajësojnë mua, pa menduar se çfarë ka ndodhur në anën tjetër. Telefonata e fundit nga Milani ishte për të më thënë se ata kishin nënshkruar me një tjetër portier. Kështu përfundoi.

“Unë mendoj se PSG ishte në fatin tim,” përfundoi  Donnarumma.

/GazetaBlic Sport/