Sipas raporteve të shumta në Itali, Gianluigi Donnarumma do t’i nënshtrohet testeve mjekësoer të tij me PSG, të hënën.
22-vjeçari do të largohet nga Milani si agjent i lirë pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai ka arritur një marrëveshje për t’u bashkuar me PSG, duke nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare, 12 milion € në vit.
Gjigandët e Ligue 1 kanë dyfishuar pagat e Donnarumma dhe portieri do të largohet nga Italia për herë të parë në karrierën e tij.
Ai erdhi përmes akademisë së Milanos përpara se të bënte debutimin e tij për seniorët nën Sinisa Mihajlovic, 16 vjeç.
Donnarumma luajti 251 ndeshje me skuadrën e Milanit.
/GazetaBlic Sport/

