Gianluigi Donnarumma ka folur sërish në lidhje me vendimin për t’u transferuar tek PSG pas largimit nga Milan.
Donnarumma pretendoi se ka bërë zgjidhjet i vetmuar, duke mos u ndikuar nga askush, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë kam bërë gjithmonë zgjedhjet e mia vetëm. Raiola më ka lënë gjithmonë të lirë. Ai respekton dëshirat e klientëve të tij, pastaj më bën të bëj gjithçka për të kënaqur kërkesat e tyre. Ju betohem se unë u largova nga Milano pa kontakte me ekipet e tjera. Por isha i sigurt se me një evropian të mirë dikush do të shfaqej në skenë”, zbuloi Donnarumma.
Vlen të theksohet se Donnarumma kaloi tek PSG këtë afat kalimtar, si transfer i lirë.
/GazetaBlic Sport


