Sporti

Donnarumma: Është moment i vështirë për ne, jemi ende përpara dhe nuk duhet ta humbasim kontrollin”

05/01/2023 09:37
nga:E K

Kjo e dielë ishte për t’u harruar për skuadrën e Paris Saint-Germain, të cilët u mposhtën në Parc des Princes nga Lorient.

Pas fishkëllimës së fundit, Gianluigi Donnarumma nuk e fshehu hidhërimin e tij nga mikrofonët e Canal Plus, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një moment i vështirë për ne, gjithashtu e vështirë të flasim për të. E dimë që dështuam sot, duhet të kishim bërë më mirë. Por ne jemi ende përpara ndjekësve tanë dhe tani nuk duhet të humbasim kontrollin. Qëndrimi i disa djemve të Galtier-it, të cilët në fund të ndeshjes braktisën përshëndetjen për tifozët e tyre, ka ngjallur edhe një herë diskutim: “Nuk më takon mua të flas për këtë. Disa shkojnë për të përshëndetur tifozët, të tjerët jo, ne nuk kemi probleme me ta, secili e merr humbjen në mënyrën e vet”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/