Sporti

Donnarumma e vlerëson Guardiolën: Është më i mirë se sa e prisja

10/16/2025 11:43
nga:Lorik J

Gianluigi Donnarumma thotë se puna nën drejtimin e Pep Guardiolës te Manchester City ka qenë edhe më mirë se sa që e priste pas një fillimi të shkëlqyer në Angli.

Donnarumma, 26 vjeç, është bërë shpejt një nga të preferuarit e tifozëve, duke mbajtur portën pa pësuar në tre ndeshje. Guardiola vlerësoi qetësinë dhe lidershipin e tij, duke e quajtur atë portierin ideal modern.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Donnarumma shtoi: “Ndihem si në shtëpi te City, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që kur u transferova atje. Ata më donin shumë, më bënë të ndihesha i rëndësishëm dhe tani, ata tashmë më konsiderojnë një nga të vetët.”

/GazetaBlic Sport