Sporti

Donnarumma do të vazhdojë kontratën me PSG-në

07/09/2025 11:36
nga:Mergim Rreci

Vincenzo Raiola, i cili përfaqëson portierin e Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, ka zbuluar se lojtari është shumë afër një kontrate të re me fituesit e Ligës së Kampionëve.

Kontrata aktuale e lojtarit italian skadon verën e ardhshme – në vitin 2026, por ai dëshiron të qëndrojë në Paris më gjatë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Po negociojmë. Nuk do të ishte çudi nëse do ta shpallnim kontratën e re shumë shpejt, në fund të fundit, po flasim për portierin më të mirë në botë”, tha Raiola.

“Për mua, Gianluigi e meriton Topin e Artë. Pa pritjet e tij kundër Liverpoolit, Aston Villas dhe Arsenalit, PSG nuk do ta kishte fituar kurrë Ligën e Kampionëve”, vlerësoi agjenti Raiola.

/GazetaBlic Sport/