Gianluigi Donnarumma do të startojë sonte në ndeshjen mes Italisë dhe Bullgarisë në Artemio Franchi.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e portierit të Paris Saint-Germain këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
22-vjeçari u transferua nga Milano në PSG këtë verë – por ende nuk ka luajtur këtë sezon për ekipin francez.
Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino ka vendosur të preferojë Keylor Navasin në portë dhe Donnarumma, i cili nënshkroi një marrëveshje deri në qershor 2026 në Parc des Princes, ende nuk ka bërë debutimin e tij në Ligue 1.
/GazetaBlic Sport


