Sporti

Donnaruma: Nuk ndihem fajtor për golin e pranuar nga Benzema, ishte i parregullt

05/13/2022 14:31
nga:E K

Portieri italian, Gigi Donnaruma deklaroi se nuk ndihet fajtor për golin e pranuar nga Benzema që ishte goli i përmbysjes së Realit ndaj PSG’së.

Donnarumma i cili u akuzua nga fansat e klubit francez për atë gol, thotë se goli i shënuar ndaj tij ishte i parregullt, shkruan GazetaBlic Sport.

“Goli nuk ishte i rregullt, por ne mund ta kishim menaxhuar ndeshjen më mirë. E dimë se çfarë ndodhi, nuk ndihem fajtor. Tani duhet të shohim përpara, e kaluara ka kaluar, nuk mund të bëjmë më shumë. Vetëm prisni të luajmë sërish Champions League dhe t’u tregojmë të gjithëve se kush jemi”, tha ai.

Kujtojmë që Real Madrid përballet me Liverpoolin në finalen e Champions League.

/GazetaBlic Sport/