Sporti

Donjeta Sadiku i siguron medalje Kosovës në Kampionatin Botëror të Boksit

05/16/2022 18:40
nga:L J

Arritje madhështore.

Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Boksierja jonë mundi Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg, shkruan KOK, përcjell GazetaBlic Sport.

Sadiku do t’i sjell medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit për seniore.

Ajo tani do të vazhdojë ballafaqimet për rrugën drejt medaljes së artë.