Sporti

Donjeta Sadiku fiton ndeshjen e parë në Lojërat Evropiane, mposht boksieren britanike, Shona Whitwell

06/23/2023 13:58
nga:E K

Donjeta Sadiku ka fituar xhiron e parë të kategorisë 60 kilogramë.

Boksierja kosovare, ka arritur ta mposht boksieren britanike, Shona Whitwell në ndeshjen e parë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Poloni, shkruan GazetaBlic Sport.

Sadiku fitoi me vendim të gjyqtarëve pas duelit që zgjati tre raunde.

/GazetaBlic Sport/