Ish-deputetja e Kuvendit, Donika Kadaj – Bujupi, ka konfirmuar për Gazeta Blic, se janë gjuajtur me armë nga disa serbë në veri të Mitrovicës.
Në një përgjigje të shkurtër, Kadaj-Bujupi, ka thënë se është e vërtetë raportimi për ngjarjen që ka ndodhur para disa minutash në Mitrovicë.
“Po është e vërtetë”, ka thënë shkurt Kadaj-Bujupi, e cila ka thënë se për detaje do të flas më vonë.
Kadaj-Bujupi, ishte pjesë e grupit “Kosovo Mountain Club” që eksplorojnë malet e vendit në momentin kur sulmuar nga serbët në veri.
Ky grup sot ishte duke ecur në vendin e quajtur Shijak i Bubes që është në veri të Kosovës, kur ndodhi ngjarja.