Lajme

Donika Hoxha, ambasadore e Shqipërisë në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë

11/05/2024 18:47
nga:Sh R

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Donika Hoxhës, si ambasadore të Shqipërisë në Kroaci.

Ajo do të shërbejë gjithashtu si ambasadore e Shqipërisë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezidente.

Në dekretin e lëshuar nga i pari i shtetit shqiptar thuhet:

“Presidenti Begaj dekreton emërimin në detyrë të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident”, thuhet aty.