Lajme

“Donika Gërvalla – Schwarz ia ka nisur të bëhet më kryeministër se Albin Kurti”

04/17/2021 10:20
nga:Gazeta Blic

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka filluar të bëhet më kryeministre se Albin Kurti.

Behramaj në Facebook ka shkruar se Gërvalla ia mbylli rreptë dilemën e Kurtit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Donika Gërvalla – Schëarz ia ka nisur të bëhet më kryeministër se Albin Kurti. Dilemën e vështirë të Kurtit për vendosjen e Ambasadës në Jeruzalem, ia mbylli rreptë sapo u bë kryediplomate. Mbrëmë paska reaguar edhe për ministrin Vitia sikur të ishte shefja e tij. Kur ministrat ia marrin rolin kryeministrit, i bie që asnjëri nuk po i bëjnë punët e veta. Ndërsa, kur ata defilojnë në publik si liderë joformalë, Kurti ndoshta nuk po e dinë, por i zbehet autoriteti”, ka shkruar ai.

“Lajmërohet” Donika Gërvalla nga Lista e Vjosa Osmanit: I del në mbrojtje fuqishëm Arben Vitisë, derisa sulmon mediat

 

 

 

05/08/2021 15:23

Qeveria Kurti nis me “kapjen” e bordeve, motra e deputetit dhe disa mbështetës të VV-së emërohen në Bordin e Teatrit