Lajme

Donika Gërvalla-Schwarz flet për 7 shtatorin e 1990, asnjë fjalë për largimin e Doarsa Kicës

09/07/2022 15:04
nga:N M

Zëvendës kryeministrja e Kosovës njëherit kryetare e Listës ”Guxo”, Donika Gërvalla Schwarz ka shkruar për 7 shtatorin e 1990 e ku aso kohe u miratuar Kushtetuta e Kosovës në Kaçanik, raporton Gazeta Blic.

Sipas saj Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akt i parë i krijimit të rendit kushtetues në Kosovë, sot shënon 32-vjetorin e saj.

“Më 7 shtator 1990, gra dhe burra patriotë, deputetë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, e hartuar pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë më 2 korrik të po atij viti. Për më shumë se një dekadë Kushtetuta e Kaçanikut ka shërbyer si themel i funksionimit të shoqërisë së Kosovës në të gjitha sferat e jetës’, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj pas sakrificave të jashtëzakonshme nëpër të cilat kaloi, Kosova sot është shtet sovran dhe i pavarur.

“Ndërtimi i një shteti demokratik dhe të zhvilluar mbetet detyrimi ynë kushtetues, patriotik dhe shoqëror”, ka thënë ajo.

Por shefja e Listës “Guxo” ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për largimin e deputetës së partisë që drejtor Doarsa Kica Xhelili në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

I vetmi reagimi që ka ardhur nga ky subjekt politik ishte nga Faton Peci i cili përveç disa ‘thumbimeve’ për Kicën e LDK, bashkangjiti edhe një fotografi të presidents Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalles.

Pas Doarsa Kicës, kush mund të jenë 7 deputetët tjerë që kishte paralajmëruar Arben Gashi se do të largohen nga Vetëvendosje?!