Lajme

Donika Gërvalla gëzohet për suksesin e Albulena Haxhiut si gruaja më e votuar: 172 mijë qytetarë i besuan, pavarësisht sulmeve ndaj saj gjatë gjithë vitit

01/08/2026 22:23
nga:Genita C

Kryetarja e GUXO, Donika Gërvalla, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke shprehur gëzimin e saj të veçantë për votën e qytetarëve ndaj Albulena Haxhiut, shkruan Gazeta 10.

“Personalisht më së shumti më gëzoi vota e Albulena Haxhiut. Sepse gjatë fushatës nuk u la gjë pa thënë, nuk u la baltë pa u hedhur mbi këtë zonjë, e cila ishte gruaja më e votuar në Republikën e Kosovës. Nuk u kursye asnjë ofendim apo fyerje ndaj saj. Dhe kjo votë, 172 mijë vota për Albulena Haxhiun, e tregon qartë se mençuria dhe urtësia e votuesit është e pakrahasueshme me këdo tjetër”, tha ajo në Politiko.

Ajo ka shtuar se qytetarët e kanë vlerësuar me votë maksimale pikërisht këtë grua, edhe pse fushata për të ishte e vështirë dhe e ngarkuar me sulme personale. “Unë jam gëzuar jashtëzakonisht shumë për këtë votë,” ka theksuar Gërvalla.